E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Presidentja e re e Greqisë, Meta: Marrëdhëniet e mira do të zhvillohen më tej

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti zgjedhjen historike të presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou. Në “Facebook”, Meta u shpreh se presidentja e re do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

 

“Përshëndes zgjedhjen historike të Presidentes së re të Republikës Helenike dhe i uroj asaj shumë suksese në këtë post shumë të rëndësishëm. Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Znj. Katerina Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë.”

 

Katerina Sakellaropoulou do të zërë vendin e presidentit në detyrë, Pavlopoulos në mars. Zgjedhja e saj nga Parlamenti me 261 vota pro u cilësua si historike pasi për herë të parë postin e kreut të shtetit e mori një femër.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh