Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë në Maqedoninë e Veriut

26 Prill 22:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë dyditëshe në Maqedoninë e Veriut, e cila ndodh rreth një vit e gjysmë nga qëndrimi i presidentit maqedonas, Pendarovski në Prishtinë.

 

Dy presidentët kanë diskutuar për një sërë temash, si: marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, çështjet e integrimeve evropiane dhe zhvillimet rajonale.

 

Presidentja Osmani vuri në dukje marrëdhëhiet e mira midis dy vendeve duke nënvizuar në këtë kuadër dhjetra marrëveshjet ndër-ministrore dhe shumë nisma të tjera që priten të nënshkruhen.

 

Zonja Osmani shprehu vlerësimin e saj pozitiv për angazhimin konstruktiv, siç tha, të Maqedonisë së Veriut në të gjitha nismat rajonale ku bën pjesë Kosova. Ajo shtoi se, “dy shtetet fqinje mbeten të palëkundura në përkushtimin për paqe e stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë në rajon”.

 

Presidenti Stevo Pendarovski tha se bashkëpunimi midis dy shteteve duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar në të ardhmen.

 

“Kosova është ndër njëzet vendet me të cilat Maqedonia e Veriut bën shkëmbimin më të madh tregtar”, tha ai.

 

Ndërkohë, presidenti maqedonas theksoi se çështjet e integrimeve evropiane dhe ato rajonale po zhvillohen nën trysninë dhe efektet negative të agresionit rus ndaj Ukrainës, teksa homologia e tij, Osmani tha se nuk duhet lejuar që të fitojnë sfidat dhe tendenca për destabilizim të rajonit.

 

Presidentja e Kosovës e cilësoi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si forcë e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive dhe arritjen e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

 

“Jam e nderuar që vizitoj shtetin, të cilin shumë bashkëkombas të mi shqiptarë e quajnë vend të tyre; Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e shoqërisë si qytetarë të barabartë e kontibues kyç në avancimin e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

 

E pyetur për pritshmëritë nga bisedimet e 2 majit midis Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani tha se varet nëse ato do të bëhen në bazë të parimit mbi besimin e ndërsjellë.

 

“Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, gjithnjë duke mbrojtur sovranitetin, funksinalitetin e brendshëm të shtetit, por duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, tha ajo.

 

“Se cilat do të jenë veprimet e Serbisë, pak a shumë mund të nuhasim nga deklaratat e tyre të fundit por mbi të gjitha nga veprimet e tyre, të cilat kanë qenë shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të arritur në Ohër. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës por edhe lobimi kudnër votimit pro Kosovës e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Republikëën e Kosovës është shkelje edhe e Nenit 2 të kësaj Marrëveshjeje dhe njëkohësisht e akteve dhe normave juridike ndërkombëtare”, tha zonja Osmani.

 

Megjithatë, presidentja Osmani shpreson që aleatët perëndimorë t’i bëjnë trysni Serbisë në mënyrë që t’i respektojë detyrimet e dala nga procesi, në të cilin dy vendet trajtohen si palë të barabarta.

 

Ndërkaq, Presidenti Pendarovski i pyetur për një qëndrim lidhur me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, u shpreh se vendi i tij nuk është palë në këto bisedime dhe dialogu zhvillohet midis dy shteteve:

 

“Atë që ne mund ta bëjmë, por pa ua thënë miqëve në Kosovë dhe Serbi, është shembulli që ne e japim në rajon dhe më gjerë. Maqedonia e Veriut ka dhe do të ketë qëndrim të njejtë edhe ndaj Serbisë edhe ndaj Kosovës dhe nuk kemi ndërmend të marrim anë. Por nëse dikush dëshiron të mësojë nga përvoja jonë, e kam fjalën për Marrëveshjen e Ohrit, nuk do të gabojë, ndonëse çdo shtet ka specifikat e veta dhe nuk them që zgjidhjet nga Marrëveshja e Ohrit mund të barten tek një marrëveshuje e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë, por ekzistojnë modele të bashkëjetesës që mund të shfrtyëzohen. Por, vendimi përfundimtar u takon organeve legjitime në Prishtinë dhe në Beograd”, u shpreh presidenti maqedonas, duke theksuar se si fqinj dëshiron zgjidhjen e këtij problemi të gjatë që në mënyrë objektive e pengon edhe bashkëpunimin rajonal./voa

Posted Under:
Kosova Kryesoret Rajoni
Tagged:
kosove Marreveshja E Ohrit Osmani Serbi

Nga e njëjta kategori

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te Gjykata Kushtetuese”, a mund ta zgjidhë institucioni bllokadën politike apo deputetët?

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet dhe viktimat në Greqi e Maqedoninë e Veriut

më shumë...

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.