Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në takimin me kryeministrin britanik në Londër, ka paralajmëruar se është e pamundur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare deri në fund të këtij viti me Britaninë e Madhe.

 

“Sa më shumë divergjencë ka, aq më i fortë duhet të jetë partneriteti. Pa një zgjatje të periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020, nuk mund të prisni të bini dakord për secilin aspekt të partneritetit tonë të ri. Pa lirinë e lëvizjes së njerëzve, ju nuk mund të keni lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Pa një fushë të barabartë për mjedisin, punën, taksimin dhe ndihmën shtetërore, ju nuk mund të keni qasje me cilësi më të lartë në tregun më të madh në botë. “

 

Por Boris Johnson ka këmbëngulur që një marrëveshje të jetë e mundur deri në dhjetor të vitit 2020. Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se marrëveshjet tregtare zakonisht duhen vite për të përfunduar dhe Mbretëria e Bashkuar rrezikon të mos zbatoje rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në fillim të vitit 2021, duke çuar potencialisht në tarifa të dëmshme për disa industri.

 

Ligji i BE-së dikton që bisedimet tregtare nuk mund të fillojnë derisa Britania e Madhe të largohet ligjërisht nga blloku.

 

Pastaj vendet e BE-së duhet të bien dakord për një mandat që Komisioni i BE-së të negociojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare në emër të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *