E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidentja e KE-së nxjerr datat: Ja kur nis vaksinimi kundër COVID në BE

Bashkimi Evropian do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 më 27 dhjetor, tha këtë të enjte presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

“Është koha e Evropës. Vaksinimi do të fillojë në të gjithë BE në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkroi ajo në Twitter.

 

Reklamë

Britania dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar vaksinimin e njerëzve. BE po kryen një program të koordinuar vaksinimi në të gjithë 27 vendet e saj anëtare për të siguruar qasje të drejtë në doza.

 

Komisioni Evropian ka nënshkruar kontrata me shtatë furnizues të vaksinave të mundshme me qëllim për të siguruar doza të mjaftueshme për qytetarët e BE-së.

 

Shtetet anëtare do të vendosin se kush merr përparësi për injeksionet, por të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët Covid-19 do të jenë në frontin e parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë