Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë. Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:00 në Presidencë.

 

Pas një takimi kokë më kokë, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30.

 

Novak do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *