Në një kohë kur e gjithë bota e ka vëmendjen tek pandemia e koronavirusit, presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar për procesionaren që po shkatërron pishat.

Ai shpërndau në “Facebook” një video, ku “zbulon” se procesionarja është një armik i dukshëm.

Sipas tij, edhe kjo çështje ka nevojë për vëmendje.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit. Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. 🌲🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *