Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në kuadër të punimeve të forumit ekonomik zhvilluan në Zvicër, janë takuar sëbashku në Davos.

 

Pjesë e bisedës ka qenë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Kreu i shtetit serb tha në takim se situata në Ballkan nuk është aspak e thjeshtë.

 

Sipas mediave serbe presidenti Vuçiç i ka kërkuar kancelares gjermane mbështjetje në aspektin ekonomik ku theksoi se pavarësisht nga garancitë personale të presidentit Jean-Claude Juncker, serbia nuk është e kënaqur.

 

Ky është takimi i 15 që zhvillohet mes Vuçiç dhe Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *