Operacioni ushtarak turk “Pranvera e paqes” në Sirinë verilindore të banuar nga kurdët, ka shkaktuar 277 të vdekur, ndërsa ministria e mbrojtjes i konsideron si terroristë.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar BE se do të lejojë miliona refugjatë të kalojnë në Europë nëse ata e quajnë ofensivën si pushtim.

 

Recep Tayyip Erdogan: “Do ta them edhe një herë. Nëse përpiqeni ta etiketoni operacionin tonë aktual si një pushtim, puna jonë bëhet më e lehtë, ne do t’i hapim dyert dhe do t’i dërgojmë 3.6 milion refugjatët drejt jush.”

 

Edhe tensionet me Uashingtonin po përshkallëzohen ndjeshëm. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sërish Ankaranë.

 

“Ne e mundëm 100% Kalifatin e ISIS dhe nuk kemi më asnjë ushtar në zonën që po sulmohet nga Turqia, në Siri. Ne e bëmë punën tonë në mënyrë të përsosur! Tani kemi tre alternativa: të shpallim luftë, të godasim fort ekonominë turke me tarifa ose ndërmjetësimi i një marrëveshje midis Turqisë dhe Kurdëve!”

 

Forcat Demokratike Siriane të cilat veprojnë në rajon ishin aleatët kryesorë të SHBA në luftën kundër ISIS, por Turqia i konsideron ata si armiq dhe kërkon që të largohen nga këto zona për të rivendosur atje rreth 2 milion refugjatë sirianë.

 

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bëri të ditur se ka nisur një eksod masiv pasi më shumë se 60,000 njerëz janë zhvendosur pas sulmeve. Zyrtarët amerikanë dhe europianë ngrenë alarmin se ofensiva turke do t’i sigurojë mijëra luftëtarëve të ISIS, të ndaluar aktualisht nga forcat e udhëhequra nga kurdët, mundësinë për të shpëtuar. Agjencitë e ndihmës ndërkombëtare I tremben një katastrofe humanitare. dhe bëjnë thirrje për ndërhyrje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *