Presidenti Donald Trump është takuar në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Pakistanit Imran Khan, një vizitë në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Kjo është vizita e parë e zotit Khan në Shtetet e Bashkuara, që nga marrja e detyrës së Kryeministrit.

 

Në këtë takim Presidenti Trump ka thënë se mund ta fitojë luftën në Afganistan brenda një jave, por nuk dëshiron të vrasë miliona njerëz dhe të fshijë Afganistanin “nga faqja e dheut”.

 

Gjithahstu në këtë takim sipas mediave ndërkombëtare se ai është përpjekur të bindë Pakistanin që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje me talebanët, që do t’i jepte fund luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.

 

“Unë mund ta fitoj atë luftë brenda një jave” por “nuk dua të vras miliona njerëz”.

 

Afganistani ishte ndër temat kryesore gjatë takimit të Presidentit Trump me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan dhe marrëdhëniet e tyre shpesh të tensionuara mund të përmirësohen. Zoti Trump thotë se Pakistani mund të përdorë ndikimin e tij tek talebanët për të ndihmuar SHBA të largohen nga Afganistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *