Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar homologun e tij francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATON si “klinikisht të vdekur”.

 

Në reagimin e tij Trump është shprehur se komentet e udhëheqësit francez janë “deklaratë e keqe”. Presidenti amerikan krah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në momentin që po mblidheshin udhëheqësit e vendeve anëtare, tha se ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla sikurse ato për NATO-n.

 

Presidentit Macron komentet e tij në lidhje me NATO-n i kishte bërë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se NATO-s “kishte nevojë për një alarm zgjimi” dhe duhet të përqendrohet në çështje të ndryshme nga shuma e parave që secili anëtar shpenzon për mbrojtjen.

 

Shpenzimet e mbrojtjes janë nënvizuar vazhdimisht nga presidenti Trump që kur morri detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po bartin barrën e tepruar financiare.

 

Nga ana tjetë sekretari Stolteberg,  ka theksuar se përveç buxhetit vendet anëtare të NATO-s, do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit, kontrollin e armatimeve, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

 

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *