Richard Grenell pervec postit si ambasadori amerikan në Berlin dhe njekohesisht i derguari i shteteve te bashkuara per dialogun kosove-serbi,  eshte ngarkuar edhe nje detyre e trete.

Presidenti amerikan Donald Trumpi duke vleresuar besnikërinë e Grenellit i cili eshte nje përkrahës i flaktë i presidentit amerikan e ka emeruar ate Drejtor të Zbulimit Kombëtar.

Presidenti amerikan e bëri njoftimin në Twitter, pasi lajmi ishte publikuar ne vediat vendase.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet Drejtor i Zbulimit Kombëtar. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të.

 

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar mbikeqyr sherbimet amerikane te Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme mes tyre dhe CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

 

Posti I tij I ri  duhet të konfirmohet nga Senati ku mjaft senatore kane rezerva per punen e tij ne berlin.  Grenell eshte nje zyrtar I larte amerikan me natyre me shume praktike sesa diplomatike, pasi ne menyre te vazhdueshme ka kritikuar  ashper politikën gjermane.

 

Tashme prej nje viti eshte i derguari i uashingtonit per dialogun Prishtine – Beograd, I cili eshte i perfshire ne forcimin e marredhenieve ekonomike mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *