E martë, 29 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti Trump anulon vizitën në Danimarkë, shkak Grenlanda

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një vizitë shtetërore në Danimarkë, pasi kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, ka thënë se Grenlanda nuk është në shitje.

 

Reklamë

Vizita e presidentit amerikan ishte parashikuar me 2 shtator, me ftesë të Mbretëreshës së këtij shteti, Margrethe II.

 

Kryeministrja daneze, Frederiksen e ka pëshkruar këtë deklaratë si “absurde” dhe ka thënë se shpreson që Trump nuk ka qenë serioz.

 

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër, shkruan Trump në Twitter”.

 

Grenlanda është duke fituar vëmendje nga fuqitë e mëdha globale, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të lokacionit strategjik dhe burimeve minerale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë