E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti thirrje palëve: Reforma zgjedhore të realizohet me konsensus

Gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Austrisë, Chrisitan Steiner, presidenti Ilir Meta përfitoi nga rasti për t’u bërë një thirrje palëve politike për përfundimin e reformës zgjedhore.

Kreu i shtetit theksoi se kjo reformë, por jo vetëm, mban peng hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Reklamë

“Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të Shqipërisë në kuadrin e debatit në BE”, tha Meta.

Sipas tij, ka një rëndësi të veçantë angazhimi konstruktiv i çdo aktori institucional në detyrimet që ka për zbatimin e 15 prioriteteve të BE, përfshi këtu edhe reformën zgjedhore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë