Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi eshte optimist se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, me te cilen Brukseli kushtëzon liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës, do te përmbyllet me sukses. Nga Tirana ku ndodhet per nje vizite zyrtare dyditore, e para ne postin e presidentit, Thaçi theksoi se ky nuk eshte nje problem me fqinjin e Kosovës dhe përsëriti apelin per dialog politik mes palëve. Këtë deklarate, Thaçi e beri gjate konferencës se përbashkët per shtyp me homologun shqiptar Bujar Nishani. Dy presidentet ndanë qëndrimin se mbledhjet e dy qeverive kane rritur bashkëpunimin, veçanërisht ne fushën ekonomike. Thaçi vlerësoi se Shqipëria është zëri shtese i Kosovës ne rrugën e integrimit te saj euroatlantik. Ndërsa presidenti Nishani u ndal tek arritjet e Kosovës dhe garantoi vazhdimin e mbështetjes ne proceset e saj integruese. Gjate konferencës me homologun kosovar, Nishani komentoi edhe ligjin per importin e mbetjeve, qe çoi ne protestën e shoqërisë civile. Ndonëse ende pa nje qëndrim zyrtar per kete çështje, Nishani tha se ne këtë rast duhet te mbizotëroje interesi i publikut. Presidenti i Kosovës takon gjate vizitës ne Tirane edhe kryeministrin Rama si

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *