E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Vendi

“Presidenti të zgjidhet direkt nga populli”

Tre ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i kanë dërguar një letër kreut të kuvendit Ilir Meta, për reformën në drejtësi. Se pari ata kërkojnë qe ajo te mos vonohet dhe te finalizohet sa me shpejt, pasi është ne te mire te se ardhmes se Shqipërisë. Përmbajtja e letrës vijon me tej me problematikën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Tre ish-krerët e shtetit, duke iu referuar edhe praktikes se disa vendeve europiane kërkojnë qe ai te zgjidhet nga populli. Referuar ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008-ë, Topi, Moisiu e Meidani theksojnë se, ato prodhuan një sistem përfaqësues politik të cunguar, ndërsa Kuvendi aktualisht nuk reflekton sovranitetin e popullit, siç kërkohet nga kushtetuta. Në këtë letër ish-presidentët janë ndalur edhe tek reforma zgjedhore, duke kërkuar qe të mos përdoret për qëllime politike.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë