Subscribe

Për rreth 35 minuta Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka biseduar me zyrtarë të lartë të katër partive parlamentare, mbi ngërçin e krijuar në zbatim të Kushtetutës të re, mbi procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. – Gjatë takimit me kreun e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, atë demokrat Edi Paloka, Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama dhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i shtetit u shpreh për rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore. Ai theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit. Në fund të takimit, asnjë prej përfaqësuesve politikë nuk dha detaje mbi bisedën. Takimet e Presidentit të Republikës, zhvillohen në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje për emërimet në KED. Në bazë të Kushtetutës së re, që hyn në fuqi më 11 gusht, kreu i shtetit do të duhet që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit themeltar, të bëjë përzgjedhjeve e anëtarëve të këshillit, përmes shortit. Por mungesa e një ligji, ku do të përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, sipas Presidentit sjell pamundësinë e nisjes së procedurave kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *