Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë vizitës në Vatikan, ku morri pjesë në ceremoninë për shenjtërimin e Nënë Terezës, u takua me sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. Gjatë takimit kreu i shtetit vlerësoi edhe vendimin e Papa Françeskut, për lumturimin e 38 klerikëve shqiptarë të martirizuar nga regjimi komunist. Presidenti theksoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në rajon, duke evidentuar progresin e bërë në rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, kardinali Parolin vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, duke e konsideruar si një shembull të shkëlqyer për një Evropë pluraliste dhe multikulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *