Subscribe

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka nisur vizitën e tij një ditore në Mitrovicën e Veriut nen masa te rrepta sigurisë. Ai është pritur nga qindra qytetarë serbe.

 

Vizita e presidentit vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve, pas atentatit ndaj liderit të serbëve Oliver Ivanoviç i cili ishte duke shkuar në selinë e partisë së tij.

 

Policia e Kosovës konfirmoi se është në gatishmëri, si dhe janë marrë të gjithë masat e nevojshme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësinë publike. Zyrtarë të policisë konfirmojnë se vizita e Vuçiç shoqërohet nga një plan operativ i veçantë, ku janë angazhuar një numër i madh efektivesh polici.

 

Presidenti Vuçiç rreth orës 17-te do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

 

Edhe pse nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiç të vendosë kurorë me lule para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, pikërisht në vendin ku u ekzekutua me 6 plumba Oliver Ivanoviç.

 

Më pas kreu I shtetit serb pritet të takohet edhe me banorët e Graçanicës dhe Llapna Sellë. Kjo është vizita e shtatë e Vuçiç në Kosovë në pesë vitet e fundit, dhe e para që pas marrjes së detyrës së presidentit.

Vizita e tij u planifikua menjëherë pas atentatit ndaj Ivanoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *