Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje...

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi...

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e...

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe Zelensky nuk...

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet në mënyrën...

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin e Kosovës,...

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon...

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të PS, “Besa”...

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson pranë transferimit...

Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim, të...

Presidenti serb fton Dritan Abazoviç t’i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’

25 Maj 11:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

 

Më 25 maj, Vuçiç u takua me Abazoviçin, teksa të dy liderët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

 

Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

 

“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviçin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Ndërkaq, Abazoviç tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

 

“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazoviç në llogarinë e tij në Twitter.

 

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

 

Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme. Abazoviq ka shprehur mbështetje për këtë nismë gjatë një interviste për Klan Kosovën më 11 maj.

 

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

 

Ndryshe, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Davosit, Abazoviç është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe dy liderët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projekteve infrastrukturore që kanë për qëllim të krijojnë lidhje më të mira midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
abazovic ballkani i hapur Ftesë Vucic

Nga e njëjta kategori

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do t’i shohin në platformë, për të mësuar se cili supermarket i ka më lirë

më shumë...

Në 1 shtator reduktohen urbanët, Shoqata e Transportit: Nuk kemi marrë kompensim

më shumë...

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje me furnitorët dhe marketet për të lehtësuar qytetarët

më shumë...

“Prindërit mund të shohin në kohë reale situatat me fëmijët e tyre”, Rama prezanton kamerat inteligjente në shkolla: Do doja të instaloheshin dhe në klasa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:26

Përkujtohet masakra e Koplikut, ish-të përndjekurit politikë:...

3:17

Mjekësia është dega më e kërkuar, Xhelaj:...

3:09

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do...

3:00

Në 1 shtator reduktohen urbanët, Shoqata e...

2:54

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria...

2:39

“Prindërit mund të shohin në kohë reale...

2:32

Shenjat e para të një aborti spontan;...

2:14

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e...

2:03

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në...

1:51

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-...

1:45

Rritet numri i fëmijëve të braktisur në...

1:40

U nis të vriste pronarët e hotelit...

1:30

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu,...

1:30

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe...

1:19

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet...

1:19

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin...

1:16

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë...

1:07

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të...

12:57

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson...

12:32

Këshilli Bashkiak Klos kundër reformës territoriale, nuk...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transpo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.