Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pritet të takojë sot presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Dy udhëheqësit do të ndjekin një ceremoni për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, i cili po ndërtohet me bashkëpunimin rus.

 

Putin e Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

 

Kreu i Kremlinit do të marrë më pas pjesë në takimin trepalësh Rusi-Turqi-Iran. Bisedimet mes Vladimir Putin. Reexhep Taip Erdogan dhe Hassan Rohanit do te përqendrohen te konflikti në Siri.

 

Tre vendet janë thellësisht të përfshire në luftën në Siri, pasi përfaqësojnë tre forcat më të mëdha ushtarake që veprojnë tani brenda vendit, me përjashtim te Shteteve te Bashkuara qe pak dite me pare njoftuan se do të lëne “të tjerët” të kujdesen për Sirinë.

 

Forcat mbizotëruese ne vend, rebelët e mbështetur nga Turqia, kurdët sirianë të mbështetura nga SHBA dhe regjimi i Asad mbështetur nga Irani dhe Rusia – kanë axhenda krejt të kundërta. Turqia dëshiron të mposhtë kurdët. Regjimi dëshiron të mposhtë rebelët që Ankaraja po mbështet, dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara jashtë. Ndërsa Uashingtoni synon t’u japë fund ambicieve iraniane e ruse per te mbajtur ne pushtet Asadin. Lufta në Siri, ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve në Gutan Lindore dhe Aleppo, ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *