Pas një akuzave dhe shkarkimeve të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, presidenti rus Vladimir Putin, ngre dyshime se grupet e pakicave, duke përfshirë hebrenjtë, mund të jenë përgjegjës për implikimin në votimet e vitit 2016.

 

Gjatë një interviste televizive për mediat amerikane, Putin u pyet për 13 shtetasit rus të akuzuar nga SHBA muajin e kaluar. Ai tha se të akuzuarit ndoshta nuk janë shtetas rus dhe kjo gjë nuk duhet të anashkalohet.

 

“Unë nuk mund të kujdesem më pak për shkak se ata nuk përfaqësojnë qeverinë dhe as interesat e shtetit rus. Ndoshta nuk janë rusët ata që ndërhynë në zgjedhjet presidenciale amerikane, por ukrainasit, tatarët, hebrenjtë, me nënshtetësinë ruse. Edhe kjo duhet të kontrollohet. Ndoshta ata kanë shtetësi të dyfishtë, ose ndoshta një Green Card, ndoshta amerikanët i kanë paguar ata për këtë punë.”

 

Deklarata e Putin ka shkaktuar reagime të ashpra të ligjvënësve të SHBA dhe grupeve hebraike, përfshirë dhe Ligën kundër-shpifjes. Ata i bëjnë thirrje publikisht presidentit Trump t’i kërkojë homologut të tij rus një sqarim lidhur me deklaratën e tij.

 

Disa senatorë thanë se deklarata e Putin duhet të denoncohet nga udhëheqësit botërorë.

 

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane,  është dënuar ashpër nga politikanët demokratë, ndërsa agjencitë e zbulimit kane arritur ne përfundimin se sulmet kibernetike ruse patën ndikim ne rezultatin e votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *