Në një klimë të tensionuar politike që mbizotëron në Tiranë dhe Prishtinë, dy presidentët shqiptar e kosovar, Bujar Nishani e Hashim Thaçi janë takuar në Kosovë.

 

Në konferencën e përbashkët ata ndanë të njëjtin qëndrim, se pavarësisht sfidave të brendshme politike, alternativa e vetme për dy vendet mbetet integrimi ne BE.

 

Presidenti Thaçi beri nje koment edhe per rrëzimin e qeverisë me mocion mosbesimi.

 

 “Debatet e brendshme demokratike duhet t’i marrim si shumë të shëndetshme. Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë. Pas një debati disa orësh ka marrë një vendim nga partitë politike. Ky është një emancipim i klasës politike kosovare. Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar nëse kemi pak parti.”

 

 Ai bëri sërish përgjegjës BE që po vonon liberalizimin e vizave për kosovarët. Thaçi përsëriti gjithashtu se zërat për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe janë propagandë e Beogradit, që synon destabilizimin e rajonit.

 

Gjatë vizitës në Kosovë  Nishani u takua edhe me kryeministrin ne detyre, Isa Mustafa. Kreu i shtetit shqiptar është nderuar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti Thaçi, për rolin dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme. Nishani do të shpallet “Qytetar Nderi” i Drenasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *