Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri te dhomave te tregtisë. Kreu i shtetit u është përgjigjur pozitivisht kërkesës se 18 shoqatave te biznesit, per te mos e dekretuar këtë ligj. Ne argumentin e tij, Nishani shprehet si ligji bie ndesh me Kushtetutën, e cila qartësisht thotë se çdo anëtarësim, behet me vullnetin e lire te personit apo organizatës. Po ashtu, vendosja e tarifave per biznesin nga 1 mije deri ne 100 mije leke, përben nje tjetër shkelje te Kushtetutës. Sipas Presidentit, kjo është nje takse e fshehte thotë ai dhe taksat vendosen me ligje te veçanta. Me tej, kreu i shtetit shprehet se ligji krijon nje pabarazi mes shoqatave qe përfaqësojnë biznesin, pasi favorizon vetëm njërën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *