E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti ministres Shahini: Lëre retorikën!

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të ministres së  Arsimit Besa Shahini.

 

Në reagimin e tij zëdhënësi i presidencës ka kërkuar të lërë mënjanë retoriken dhe të mbajë përgjegjësinë për zbatimin e reformës në arsimin e lartë.

 

“Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe. Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë