E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Presidenti Millo nënshkruan Ligjin për religjionet

 Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka miratuar ligjin problematik të religjoneve dhe besimeve të shtunën, një ditë pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan dhunshëm disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.

 

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet në gazetën zyrtrare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit.

 

Reklamë

Miratimi i këtij ligji u përcoll me bojkot të deputetëve pro-serbë si dhe dhunë në mes të deputetëve. vVeprimi i deputetëve opozitarë serbë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron.

 

Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë.

 

Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë