Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi këtë të enjte Kongresin e Lushnjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Në një vizitë në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes me rastin e 100 vjetorit, Meta e dha këtë dekoratë për të vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e atdhetarëve të Kongresit të Lushnjes.

 

“Kuvendi i mbledhur në Lushnjë 100 vjet më parë i dha një dimension të ri përpjekjeve shqiptare drejt ndërtimit të shtetit modern shqiptar. Ai është shprehësi më i ndritur i ndërgjegjes, i aftësisë, vizionit dhe vullnetit të popullit shqiptar për vetëqeverisje dhe shtetformim. Nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë e vitit 1912 do të ishte venitur dhe shuar nën presionin e shumanshëm dhe koniunkturat e disfavorshme të kohës.

 

Meta dekoroi edhe Familjen e Shaqir Fugës me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe Abdyl Ali Ypin pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *