Presidenti i RepublikësIlir Meta këtë të premte ka vlerësuar ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Lokomotivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në DurrësPresidenti, Meta u ka dorëzua dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportististëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.

 

“Shyqyri Ballgjini është njëri prej personaliteve kryesore të një ‘Dinamoje’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë Kombëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Ballgjini-Përnaska dhe Vasillaq Zëri i ndjerë. Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen kur kanë luajtur që të dy, Shqipëri-Rumani 7-1, kur ‘Shpresat’ e Shqipërisë dolën për herë të parë Kampionë të Ballkanit. Dhe aq më tepër kur nga ato ‘Shpresa’ për herë të parë patëm një Ekip Kombëtar të jashtëzakonshëm, që do të shkëlqente në vitet e mëpasshme. Të dy vëllezërit Ballgjini janë modele edhe si qytetarë, përveç modelit të jashtëzakonshëm që kanë treguar në fushën e blertë, të vlerave të rralla në frymën e ekipeve, të respektit ndaj publikut. Ata frymëzojnë pamasë edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pavarësisht kushteve të vështira, i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesionalizëm dhe  përkushtim.”

 

Gjithashtu kreu i shtetit ka falenderuar vëllezërit Ballgjini për gjithçka i kanë dhënë futbollit tonë kombëtar në radhë të parë, skuadrave më të mëdha të Shqipërisë, por dhe ‘Lokomotivës’ apo ‘Teutës’ sot dhe qytetit të Durrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *