Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas tërmetit shkatërrues me 51 viktima që përfshiu vendin me 26 nëntor ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 

Sipas zëdhënësit të presidencës Tedi Blushi, është shprehur se kreu i shtetit ishte pyetur prej ditësh nëse do të mblidhte këtë Këshillë për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas dëmeve të shumta në Durrës dhe Thumanë.

 

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *