E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Meta: Solidarizohemi me kombin amerikan

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dy sulmeve të një pasnjëshme me 30 viktima në SHBA.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.

 

“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio në SHBA. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan“.

 

Ndërkohë Amerika gjatë orëve të fundit është përballuar me momente paniku, sulmi i parë ka ndodhur në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima.

 

Vazhdo të lexosh