Subscribe

Ilir Meta rikthen serish ne Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar. Edhe pse ai u ndryshua nga mazhoranca kreu i shtetit nuk është bindur serish. Ne relacionin shoqërues, Meta argumenton se pavarësisht se kemi te bëjmë me një ligj te ri, nuk janë vlerësuar 8 nga 9 arsyet qe çuan ne kthimin herën e pare.

 

Veprimtaria parlamentare e zhvilluar për miratimin e ligjit të ri nr. 37, datë 20.09.2018, ka shmangur sërish zbatimin e parimeve kushtetuese. Kuvendi nuk ka shqyrtuar 8 nga 9 arsyet e dhëna nga Presidenti i Republikës në dekretin nr. 10 849, dt 27.07.2018, duke shmangur kështu zgjidhjen e çështjes dhe duke krijuar sërish një normë të re ligjore antikushtetuese. Në këtë mënyrë rezulton se, veprimtaria e Kuvendit, është e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Kuvendi ka votuar sërish një projekt të ri ligjor, të pajustifikuar dhe që në realitet nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij.

 

Sipas presidentit Meta edhe ligji i ri nuk garanton zbatimin e parimeve të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve” edhe pse kjo është e vetmja çështje e shqyrtuar nga Kuvendi. Kreu i shtetit thekson se parashikimet e reja ligjore nuk e kanë zgjidhur situatën antikushtetuese të konstatuar në dekretin e tij të mëparshëm.

 

Në këtë situatë faktike, ku shoqëria “Fusha”, shpk, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurrimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurrimi në kushte aspak të barabarta. Kjo sepse ligji i ri në fakt parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, ku një prej tyre rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

 

Meta rikujton dhe njëherë se faktin se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale për tu shprehur përfundimisht mbi këtë çështje. Ndërsa ne fund te relacionit, kreu i shtetit kërkon nga Kuvendi qe te marr ne shqyrtim te 9 arsyet e kthimit te ligjit te pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *