Fitorja e festivalit të Sanremos nga shqiptari Ermal Meta, nuk ka kaluar në heshtje nga politika ne Tiranë. Presidenti Meta, ka postuar në facebook këngën fituese, duke përshëndetur të gjithë shqiptarët. Ndërkohë lideri i opozitës Lulzim Basha, ka shfrytëzuar këtë ngjarje për të thëne se “në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në festivalin prestigjioz të San remos”. Sipas Bashes, shqiptarë të ndershëm, krijues të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *