Presidenti Ilir Meta përsërit edhe një herë se marrëveshja për kufirin detar mes Tiranës dhe Athinës zyrtare duhet të respektojë kushtetutën. Kreu i shtetit konfirmoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme dhe insitucionet e tjera të angazhuara në bisedime.

 

“Për çështjen e negociatave theksoj angazhimin tim të plotë. Është e rëndësishme të kuptojmë që është një proces që duhet të barazohet me barazinë e palëve. Nga ana ime si president iu siguroj që do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia. Sa për Vetingun, ajo është reformë madhore. Shpreh mbështetjen time. Ju siguroj për përmbushjen e detyrimeve. Dua të theksoj edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës.”

 

Këtë qëndrim kreu i shtetit e bërë gjatë konferencës për shtyp, me presidenten kroate. Kolinda Grabar Kitarovic e cila u bë e famshme gjatë kampionatit Botëror ,ku skuadra kroate doli e nënkampione e botës është në Tiranë për një vizitë dy ditore. Ajo shprehu mbështetjen e vendit te saj per integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Jam gjithashtu shumë e kënaqur mbi marrëveshjen e ndotjes detare mbi detin Adriatik. Ka mbështetjen tonë teknike në rrugën drejt BE-së. Jemi gati të vazhdojmë jo vetëm mbështetjën politike por çfarëdo që keni nevojë.”

 

Presidentja kroate Kitarovic do të jetë edhe të enjten në Tiranë, ku do të takohet me krerët e politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *