Në ditën botërore të paqes, presidenti Ilir Meta përcolli mesazhin e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut për më shumë qetësi e paqe, së pari duke mbështetur emigrantët dhe refugjatët.

 

“Shqipëria jonë është shpalosur prej shekujsh si vend i vlerave të mëdha njerëzore. Këtu kanë hyrë komunitete të huaja, për shkaqe sigurie, diskriminimi, gjenocidesh apo pastrimesh etnike” – ka thënë presidenti Meta në konferencën e organizuar në universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

 

Kreu i shtetit e ka vënë theksin te disa ngjarje të rëndësishme si strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, apo i një milion qytetarëve nga Kosova në vitin 1999.

 

Në konferencën me titull “Emigrantë dhe refugjatë: burra dhe gra në kërkim të paqes”, morën pjesë ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të bashkësive fetare, deputetë dhe pedagogë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *