E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Meta në Korçë, ndan vaktin me të varfërit

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel shtetit që të tregojë më shumë vëmëndje dhe përkujdesje për shtresat në nevojë.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta duke u ndalur tek vizita e mencës “Shërbesa e dashurisë” e Mitropolisë së Korçës, krahas apelit ndaj shtetit,  shprehu mirënjohje edhe ndaj të gjitha bashkësive fetare që u gjenden afër shtresave në nevojë.

 

Reklamë

“Nga menca “Shërbesa e dashurisë” e Mitropolisë së Korçës ndava sot vaktin me të varfërit, për të qenë pranë tyre në shenjë solidariteti, mbështetje dhe shprese.  Mirënjohje për Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, i cili gjendet prej 20-vitesh pranë kësaj shtrese në nevojë të shoqërisë. Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të bashkësive fetare, shteti duhet të tregojë ndaj tyre më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë