Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimane të cilët festojnë Kurban Bajramin!

Kjo festë, sipas Metës, vërteton harmominë fetare dhe bashkëjetësn fetare  që ka karakterizuar kombin shqiptar preh shekujsh.

 

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit.
Kjo ditë feste e bashkimi, simbol i sakrificës sublime, thekson besimin e patjetërsueshëm ndaj vlerave më të mira fetare e njerëzore, duke na ftuar të ndajmë begatinë tonë me më të vobektit, me më të pafatët dhe me ata që gjenden në nevojë.
Mbi gjithçka kjo Festë përjetëson e vërteton harmoninë dhe bashkëjetesën fetare proverbiale, që e ka karakterizuar kombin tonë prej shekujsh.

Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj të uroj besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen:

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e Kurban Bajramit!

Ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, solidaritet, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja si dhe mes njëri-tjetrit, të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!
Sa më tepër paqe, tolerancë, mirëbesim e begati!
Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe Shqipërinë për jetë të jetëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *