E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Presidenti Meta mbështet Ramën për bastet

Ilir Meta zgjodhi ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë, për te dërguar një mesazh te forte ne mbështetje te nismës se qeverise për mbylljen e lojërave te fatit. Presidenti tha se zgjidhja nuk mund e jete ase te bastet e as tek aktivitetet kriminale.

 

Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhuar ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

 

Reklamë

Këto deklarata kreu i shtetit i beri gjate vizitës një biznes social ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës. Presidenti kërkoi me shume angazhim për te zbutur nivelin e varfërisë ne Shqipëri.

 

Më shumë video

Reklamë