Subscribe

Nje dite pasi firmosi ne proteste dekretin per ndryshimet ne ligjin per gjykaten kushtetuese, kreu I shtetit Meta I ka derguar parlamentit arsyetimin ligjor ne lidhje me refuzimin e ketyre ndryshimeve.

Presidenti Meta ka argumentuar se kufizimi prej 10 ditesh per te organizuar ceremonine e betimit per anetaret e gjykates kushtetutese bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit.

 

ILIR META

 

PRESIDENTI I REPUBLIKES

 

 

Ky ndryshim, i justifikuar nga propozuesit dhe i miratuar nga Kuvendi si “mekanizëm zhbllokues” cenon drejtpërdrejtë kompetencat e Presidentit të Republikës dhe është në kundërshtim flagrant me nenin 129 të Kushtetutës që përcakton se: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

 

Presidenti ka kritikuar ashper te gjithe procesin e  ketyre ndryshimeve ligjore duke sjelle ne vemendje se persa kohe qe kompetenca e kreut te shtetit per te zhvilluar ceremonine e betimit eshte e shkruara ne kushtetute, edhe kufizimi mund te vendosej vetem aty.

 

Ky nivel papërgjegjshmërie dhe antikushtetutshmërie në procesin parlamentar nuk është gjë tjetër vetëm një iniciativë politike e strukturuar qëllimisht për të kufizuar rolin dhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit. Nëse mazhoranca ka këtë qëllim, ajo mund ta realizojë përmes ndryshimeve kushtetuese, por kurrsesi në këtë formë, të cilën edhe vet e pranon se është antikushtetuese.

 

 

Presidenti I republikes ne mesazhin drejtuar parlamentit ka sjelle ne vemendje edhe pjesmarrjen ne protesten qe organizoi pasditen e se henes.

 

Ndaj kam besimin se pavarësisht urdhrave partiakë, apo dëshirës për të mos prishur rehatinë e mandatit të deputetit, ky Dekret, arsyet që e shoqërojnë atë, dhe mbështetja popullore që mori nënshkrimi i këtij akti nga populli sot, do ju bëjë të reflektoni!

 

Ndryshimet ne ligjin per gjykaten kushtetuese synojne te rregullojne situata te ngjashme me rastin e arta vorpsit te cilen edhe pse parlamenti e njeh si anetare te gjykates Kushtetuese, presidenti nuk e njihte sit e tille dhe nuk e thirri per te zhvilluar ceremonine e betimit.

 

Aktualisht kreu I shtetit nuk ka asnje afat per betimin por sipas ketyre ndryshimeve   ka 10 dite kohe per betimin e anetareve te gjykates Kushtetuese, e ne perfundim te ketij afati gjyqtari betohet me shkrim dhe ia dergon presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *