E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Presidenti Meta emocionohet nga vizita në muzeun etnografik të Tuzit

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të martë muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Meta ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për shqiptarët e Malit të Zi që vijojnë të ruajnë vlerat kulturore.

 

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë