Politikë
Presidenti Meta dënon sulmin në Las Vegas

Presidenti Ilir Meta dënon sulmin në Las Vegas dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet që sot përjetojnë me dhimbje këtë akt barbar. Kreu i shtetit i ka cilësuar këto ngjarje si synime për të mbjellë frikë e terror në botën e qytetëruar e demokratike.
“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë të lënduarve, i uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruhet në reagimin e presidentit Ilir Meta.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




