Subscribe

Pasi nuk vonoi emërimin e Edi Ramës si kryeministër, presidenti Ilir Meta dekreton  zëvendëskryeministrin dhe 15 ministrat e kabinetit të ri qeveritar.

Vendimi i kreut të shtetit vjen pasi SPAK dhe më herët Prokuroria e Përgjithshme i vërtetuan me shkresë zyrtare se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama nuk ishte nën hetim.

Pas nxjerrjes së dekretit dhe dërgimit në kuvendin e Shqipërisë, Lindita Nikolla mbledh parlamentin, ku Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme bashkë me ekipin e tij. Me votëbesimin në parlament, kryeministri dhe kabineti i ri qeveritar shkojnë në presidencë për t’u betuar.

Është e mundur që e gjitha kjo zhvillohet brenda së premtes, pasi në fundjavë kryeministri Edi Rama udhëton drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Ai do të qëndrojë atje deri në dhjetë ditë, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë  së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këtë herë betimi i Edi Ramës, zëvëndësit të tij dhe 15 ministrave do të zhvillohet pas një përballje të fortë akuzash dhe kundërakuzash të artikluara para zgjedhjeve të 25 Prillit, që çuan më pas në shkarkimin me votë në parlament të Ilir Metës.

Duket se pasi shqiptarët i votëbesuan Edi Ramës një mandat të tretë qeverisë, Ilir Meta i përtypi të gjitha paralajmërimet e tij nga mos-njohja e rezultatit të zgjdhjeve e deri te mosdekretimi si kryeministër.

Shenjat e para të uljes së tensioneve mes mazhorancës dhe presidencës u lexuan pas zgjedhjes se Lindita Nikollës si kryetare e kuvendit. Përmes një qëndrimi në Facebook, Ilir Meta shfaqi gjithë mbështetjen e tij për kryetaren e re të parlamentit.

Pas këtij qëndrimi të përzemërt, kreu i shtetit në harkun e katër ditëve, teksa ligji i njeh deri në shtatë ditë për tu shprehur, nxorri të gjitha dekretet që i hapin rrugën qeverisë “Rama 3” të nis punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *