Presidenti Ilir Meta zgjodhi ditën e fundit te vitit për te dekoruar pas vdekjes, një prej heronjve më frymëzues të rezistencës antifashiste, Vasil Laçin, me dekoratën e lartë të “flamurit kombëtar”.

 

“I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime”, – thekson presidenti.

 

Kreu i shtetit nënvizon më tej se “lufta antifashiste nacional-çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *