Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar Ambasadoren e Republikës Helenike, Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Presidenca ben me dije se dekorimi është bërë në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës.

 

Kreu i shtetit i ka dorëzuar Ambasadores Sourani titullin e lartë në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

 

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Meta është shprehur se Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj dhe punojnë sëbashku për paqen.

 

“Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *