Subscribe

Nëntë orë pasi mbërriti në zyre dhe ku priti e përcolli opozitar dhe ndërkombetar, Ilir Meta doli në konference përpara gazetarëve, për të njoftuar, atë që në fakt qarkullonte prej ditesh.



“Dua ta nis kete konference te vecante te shtypit duke ju njohur me dekretin per daten e re te zgjedhjeve te pergjithshme vendore qe eshte 13 tetori.”

 

Kete dekret te ri, Ilir Meta e shoqeroi me dy argumente.

 

“Sepse eshte dita me e shpejt per te orgnaizuar zgjedhje te pergjithshme vendore gjithperfshirse.”

 

I dyti lidhet me perspektiven europiane te Shqiperise.

 

“Me garantimin e vazhdimesise se integrimit europian, te mosshkeputjes se Shqiperise nga Maqedonia veriore, lidhur me momentin e celejs se negociatave.”

 

Por Ilir Meta, edhe pse u takua me Lulzim Bashen, nuk ishte ne gjende te garantonte pjesmarrjen e tij ne keto zgjedhje.

 

“Une nuk mund ta garantoj se kush do te marr pjese dhe kush nuk do ta marr pjese, une dua qe te gjithe te marrin pjese, por ne cdo rast une jam i bindur se nuk do te asnje bashki ne Shqiperi ku nuk do te kete te pakten 1 kandidat alterantive.”

 

Presidenti Meta foli dhe per marredhenine e tij me Monika Kryemadhin.

 

“Per mua eshte tjete gje Monika dhe tjeter gjë Republika.”

 

Ilir Meta per here te pare artikuloi axhenden e tij ne lidhje me Kryeministrin

 

“Axhenda ime nuk eshte as axhenda “te gjithe pushtetin sovieteve” as “Rama ik” e Lulit, Mones dhe Doktorit, axhenda ime ne raport me Kryeministrin eshte shume e thjeshte, eshte “Edi reflekto”.”

 

I pyetur nga Vizion Plus, mbi vezhguesit e akredituar ditet e fundit nga ambasadat e huaja ne vend, perfshi dhe ate te SHBA, Ilir Meta nenvizoi se nderkombetaret i ka njohur mbi aspektet ligjore te vendimit te tij.

 

“Une nuk ndaloj askend dhe nuk i kam kerkaur dhe as i kerkoj askujt qe te vezhgoi proces votimesh diten e diel apo kurdo qe ata e cmojne te arsyeshme, sepse eshte e drejte e tyre”

 

Madje, ai kishte dhe nje keshille per vezhguesit e huaj

 

“30 qershori eshte nje dite e mire dhe jemi edhe ne pikun e sezonit turistik dhe nuk duhet ta humbasim kete sezon.”

Duke marr te gjitha pergjegjesite instucionale, kushtetuese dhe njerezore per kete vendim, Ilir Meta e cilesoi ate nje vnedim te mrekullueshem.

 

“Jam i gatshem te pergjigjem per kete akt perpara cdo gjykate shqiptare dhe nderkombetare qe ka juridikson ne vendin tone, perfshire dhe Gjykaten e Hages, por te jeni te sigurt qe eshte nje vendim i mrekullueshem qe shqiptaret te kene nje te diele te mire pozitive, te gjithe te qetesohen, te reflektojne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *