Subscribe

Pas përcjelljes për në banesën e fundit të viktimave të urës Morandi në Genova, presidenti italian Matarela, ngushëlloi familjarët për humbjen e tyre gjatë funeralit shtetëror dhe bëri thirrje për garanci në të gjitha rrugët e Italisë.

 

Sergio Mattarella: “Një moment pikëllimi, dhimbjeje të përbashkët, jo vetëm të gjenovezëve, por për të gjithë Italinë. Është një tragjedi e papranueshme. Vendi është i bashkuar dhe po bën vlerësimin e përgjegjësive, gjë e cila duhet të ndiqet me ashpërsi. Kërkoj një angazhim për një verifikim rigoroz dhe marrjen e përgjegjësive për të siguruar qytetarët e vendit tonë për sigurinë e rrugëve në të gjithë vendin.

 

4 ditë pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 43 persona, më në fund ka reaguar edhe kompania koncesionare. Drejtori i kompanisë “Fabio”, Giovanni Castelluci, në një konferencë për mediat kërkoi falje në emër të firmës si edhe ka siguruar se kompania do të bëjë të gjithë kompensimin e nevojshëm për banorët e prekur.

 

Vetëm 18 prej 43 viktimave u përcollën me ceremoni shtetërore gjatë së shtunës, ndërsa familjarët e viktimave të tjerë, refuzuan ceremoninë në shenjë zemërimi ndaj shtetit.

 

Mes viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishin edhe dy shqiptarët 22-vjeçari, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina nga Shkodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *