E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti: Kushtetuta e para!, Meta apel për dialog opozite-mazhorancë

Tre dite pasi kryeministri Edi Rama dergoi ne presidence dekretin me emrin e tij për të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme, kreu i shtetit ende nuk është shprehur. Ilir Meta i eshte pergjigjur interesit të gazetarëve vetem me nje fjali.

 

“Kushtetuta e para”

 

Reklamë

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas konferencës për ditën botërore të paqes me temë “ Politika në shërbim të paqes”, konference gjate se ciles, kreu i shtetit i beri nje apel politikes, e cila duhet te jete ne sherbim te qytetareve.

 

 

Meqenëse jemi në fillim të këtij viti, por edhe të sesionit të ri parlamentar, mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit në interesin më të mirë e kombëtar, jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës, por edhe për më shumë dialog kudo, në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje. Vetëm kështu do të kemi më shumë paqe dhe begati për të gjithë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë