E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti kinez viziton Nepalin pas dy dekadash

Xi Jinping arriti sot në Nepal, duke u bërë kështu presidenti i parë i Kinës i cili viziton këtë shtet, pas më shumë se dy dekada.

 

Xi u mirëprit nga presidenti i Nepalit, Bidhaya Devi Bhandari dhe kryeministri K.P. Sharma Oli në aeroportin në Katmandu.

 

Reklamë

Lidhjet ekonomike dhe një traktat i ekstradimit pritet të jenë në agjendën e bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, tha një zëdhënës i Partisë Komuniste që është në pushtet në Nepal.

 

Këto dy shtete po ashtu pritet të nënshkruajnë një projekt për ndërtimin e një linje hekurudhore.

 

Policia tha se ka arrestuar 22 persona, përfshirë disa refugjatë tibetianë, me qëllim që të parandalojë ndonjë protestë gjatë vizitës së presidentit kinez.

 

Jiang Zemin kishte presidenti i fundit kinez që kishte qëndruar në Nepal më 1996./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë