Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston...

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe të raketave...

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Presidenti kinez po e çimenton pozicionin e tij

11 Nëntor 19:38

Partia Komuniste Kineze ka miratuar një rezolutë, e cila e çimenton pozicionin politik të presidentit, Xi Jinping.

Kjo rezolutë përmban një historik 100-vjeçar të Partisë Komuniste dhe parasheh planet e saj për të ardhmën. Partia e Komuniste e Kinës ka miratuar dy dokumente të tilla në historinë e saj: nga Mao Ce Duni më 1945 dhe Deng Xiaoping më 1981.

Dokumenti u miratua të enjten (11 nëntor) në seancën e gjashtë plenare, një nga takimet më të rëndësishme politike të Kinës dhe e vë presidentin, Xi Jinping, në pozitë të barabartë me themeluesin e partisë, Mao Ce Dun, dhe pasardhësin e tij Deng Xiaoping.

Disa analistë e shohin rezolutën si përpjekje të Kinës që të kthehet në të ashtuquajturin kult të personalitetit.

Sesioni katër-ditor me dyer të mbyllura mblodhi më shumë se 370 anëtarë të Komitetit Qendror të 19-të të partisë – udhëheqjes më të lartë të vendit.

Ky ishte takimi i fundit i madh para mbajtjes së Kongresit Kombëtar, vitin e ardhshëm, ku Xi Jinping pritet të kërkojë një mandat të tretë historik si president.

Në vitin 2018-ë, Kina hoqi masën e cila parashihte që presidenti të ketë dy mandate, duke i mundësuar, Xi Jinping të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës janë përkeqësuar në kohët e fundit për shkak të tregtisë, të drejtave të njeriut, spiunazhit dhe pandemisë.

Kohët e fundit, Kina po përballet me kritika dhe sanksione ndërkombëtare për ndalimin e më shumë se 1 milion ujgurëve dhe pakicave tjera myslimane në rajonin e Ksinjiangut.

Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1 milion pjesëtarë të këtyre grupeve etnike janë arrestuar dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes. Presionet ndaj Kinës janë shtuar edhe për shkak të miratimit të një ligji të sigurisë për Hong Kongut dhe shtypjes së zërave pro-demokracisë atje.

Projekti global i Kinës, “Brezi dhe Rruga” ka ngjallur shqetësime në Perëndim, pasi po vlerësohet si një projekt i shtrirjes së ndikimit kinez në botë.

Që prej se u lansua më 2013 nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, nisma ka ndarë qindra miliarda dollarë për infrastrukturën e jashtme, duke rritur tregtinë dhe duke hapur rrugë që Pekini të krijojë lidhje të reja politike dhe ekonomike në mbarë botën.

Shumë vende kanë marrë kredi nga Kina për projekte infrastrukturore dhe tash e kanë të vështirë kthimin e tyre. Kjo, nga Perëndimi po shihet si një “kurth” i Kinës për të vendosur nën ndikim këto vende.

Në samitin e G7-ës të mbajtur në mesin e muajit qershor, liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Kanadasë, Gjermanisë dhe Japonisë dolën me një plan alternativ të investimeve në infrastrukturën globale për të rivalizuar planin kinez. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paralajmëruar fuqitë e huaja kundër përpjekjes për të provokuar ose të ndikojnë në vendin e tij./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Pozicion Presidenti Kinez

Nga e njëjta kategori

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në Itali, ish e dashura e autorit shoqe e Dalipajt, si ndodhi tragjedia

më shumë...

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe të raketave me rreze të gjatë gjatë luftës me Iranin

më shumë...

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

më shumë...

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Igli Tare grabitet në tren në Romë,...

11:02

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në...

10:37

WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet...

10:35

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në...

10:18

Ja pse trupi tenton të rikthejë kilogramët...

10:16

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe...

10:04

I nxehti ekstrem bëhet shkak për pagjumësinë...

9:49

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë...

9:33

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit...

9:33

A duhet ta kontrolloni telefonin e partnerit/es?

8:57

Vendosni një gjethe dafine në lavatriçe gjatë...

8:43

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar...

8:34

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret,...

8:13

“Kur fati të troket 2 herë në...

8:04

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur...

7:59

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës...

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.