Presidenti kinez, Xi Jinping nisë një tur 5 ditor në Europë. Fillimisht ai do të ndalet në Itali ku do të takohet me presidentin Sergio Matarella si dhe me kryeministrin Giusepe Conte. Një ditë më parë kryeministri italian deklaroi se vendi i tij do t’i bashkohet nismës kineze të njohur si “rruga e mëndafshit”, një lëvizje kjo e parë me dyshim si nga Shtetet e Bashkuara.

 

Kina ka premtuar 124 miliardë dollarë për këtë projekt i cili synon ta lidhë atë me Afrikën, Azinë dhe Europën përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe parqesh industriale. Kjo përpjekje e presidentit kinez për të forcuar marrdhëniet tregtare me Europën vjen në kohën kur pritet të përfundojë lufta tregtare me SHBA.

 

Por Shtetet e Bashkuara janë skeptike ndaj projektit miliarda dollarësh “një brez, një rrugë” dhe kanë paralajmëruar mbi rrezikun e asaj që njihet si diplomacia e kurthit të borxhit.

 

Edhe vendet e BE-së e shohin planin me shqetësimin. Të martën, kryeministri Italian Giusepe Conte tha se marrëveshjet tregtare dhe ekonomike që ai do të nënshkruajë me Kinën nuk kanë pasoja për pozicionin gjeopolitik të Italisë. Xi Jipnping do të vizitojë edhe Francën e Monacon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *