Letra e presidentit Ilir Meta në Bruksel shkaktoi reagime të shumta. Taulant Balla tha të enjten se në letrën e tij dërguar Komisionerit për Zgjerimin në BE, Presidenti ka “hedhur vrer mbi Shqipërinë”.

 

Edhe kryeministri Edi Rama nuk ka qendruar në heshtje. Ai tha se për herë të parë në historinë e krijimit të BE-së, një vend kandidat ka Brukselin në krah të saj dhe Presidentin kundër.

 

Ndërkohë, për t’i dhënë përgjigje komenteve të Ballës dhe Ramës, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi njoftoi se kreu i shtetit do të dalë këtë të premte në një konferencë për mediat.

 

“TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *