E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti iranian: Marrëveshja e paqes nuk është larg, por SHBA duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar!

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se “standardet e dyfishta” dhe ajo që si e konsideron “totalitarizëm” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja.

Reklamë

Masoud Pezeshkian theksoi se Irani mbetet i hapur për dialog dhe është “plotësisht i përgatitur” për të arritur një “marrëveshje të ekuilibruar dhe të drejtë”.

Ai shtoi se një marrëveshje është e mundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë kornizat ligjore ndërkombëtare.

“Nëse SHBA-të i përmbahen kornizave ligjore ndërkombëtare, arritja e një marrëveshjeje nuk është larg mundësisë,” citohet të ketë thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë